Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina dha sot dorëheqjen dhe u largua nga vendi, duke i dhënë fund pushtetit të saj 15 vjeçar pasi mijëra protestues anti-qeveritarë kundërshtuan një shtetrrethim ushtarak dhe sulmuan rezidencën e saj zyrtare.
Banlgadeshi po përballet me trazirat më të dhunshme që nga themelimi i vendit në Azinë Jugore më shumë se pesë dekada më parë. Qindra protestues u vranë dhe mijëra janë plagosur e arrestuar.
Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina u largua nga vendi pak pasi dha dorëheqjen. Disa orë më vonë një turmë e madhe protestuesish kundër qeverisë hynë me forcë në rezidencën e ish-shefes së ekzekutivit.
Komandanti i ushtrisë, Gjenerali Waker-Uz-Zamanan dha lajmin për dorëheqjen e Kryeministres Hasina në një fjalim drejtuar kombit, ndërsa paralajmëroi formimin e një qeverie të përkohshme.
studentëve kundër sistemit të punësimeve në qeveri, disa analistë thonë se ato u nxitën nga kushtet e rënduara ekonomike, inflacioni i lartë dhe papunësia.
Të paktën 11 mijë njerëz janë arrestuar gjatë javëve të fundit.
Kritikët e kryeministres Hasina dhe grupet për të drejtat e njeriut e kanë akuzuar qeverinë për përdorim të tepruar të forcës kundër protestuesve, akuza që ajo dhe kabineti i saj i kanë mohuar.
“Ata që shkaktojnë dhunë nuk janë studentë, por terroristë që duan ta destabilizojnë vendin”, tha Kryeministrja Hasina.
Hasina është udhëheqësja më jetëgjatë në historize e Bangladeshit, një vend me shumicë myslimane me mbi 160 milionë banorë dhe një pozitë strategjike mes Indisë dhe Mianmarit.