Kryeministri Hristian Mickoski pret që gradualisht inflacioni gjatë vitit të ardhshëm të ulet në 2–3%, duke theksuar se Maqedonia shënon trend të rënies së çmimeve, ndërsa vendet fqinje anëtare të BE-së kanë inflacion më të lartë.
“Pres që në periudhën që vjen të ketë ulje të inflacionit. Nëse e krahasojmë me vendet përreth nesh që janë pjesë e BE-së, si Kroacia me 4,6% dhe Rumania me 6,8% në gusht, tek ne ka trend të uljes. Për herë të parë pas shumë muajsh mund të them se edhe inflacioni bazik dhe çmimet e produkteve ushqimore në nivel mujor tregojnë parametër negativ, që do të thotë se po ulen”, tha Hristian Mickoski – kryeministër.
Kështu u përgjigji kryeministri pasi u pyet për rritjen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore dhe llogaritjet e shportës sindikale që doli dje dhe që shënon ulje mujore prej 430 denarësh. Ai mbetet në qëndrim se është e nevojshme të përgatiten pesë shporta konsumimi, sepse sipas tij, jo të gjitha kategoritë e qytetarëve shpenzojnë në të njëjtën mënyrë.
“Unë e thashë dhe ende qëndroj në qëndrim se duhet, si llogaritje e dytë, të bëjmë një llogaritje për shportën e konsumit edhe për ato që janë vetëm, për familje çift i ri, për familje me tre dhe katër anëtarë, por edhe për pensionistët. Vlerësoj se të gjitha këto duhet t’i kemi parasysh, sepse nevojat e një çifti të ri dhe të një çifti pensionistësh nuk janë të njëjta”, shtoi Hristian Mickoski – kryeministër.
Sipas llogaritjeve të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, një familje katër anëtarëshe për të përballuar mujin shtator ka pasur nevojë për pak më shumë se 65,000 denarë.Alsat.mk