10.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Kryeministri Mickoski pati një takim me Presidentin e Këshillit të Evropës, Antonio Costa

Sot në Mynih, Kryeministri i Qeverisë, Kristian Mickoski, pati një takim me Presidentin e Këshillit të Evropës, Antonio Costa.

Në këtë takim u diskutua për integrimet evropiane, për përpjekjet dhe lëshimet që ishin bërë në këtë plan, si dhe për nevojën që në fund të hapen dyert e BE-së.

Mickoski theksoi se vendi meriton të ecë përpara dhe përfundimisht të mos jetë peng i mosmarrëveshjeve dhe pengesave bilaterale, të cilat ka pasur edhe në të kaluarën shumë.

“Në këtë drejtim, Maqedonia ka bërë shumë dhe Bashkimi Evropian duhet të tregojë gatishmërinë për ta vlerësuar këtë në mënyrën e duhur, dhe kjo është përmes dinamizimit të procesit të negociatave me Bashkimin Evropian”, theksoi Mickoski.

Ai shtoi se Qeveria është thellësisht e angazhuar në reformat gjyqësore, në ofrimin e drejtësisë dhe në luftën kundër krimit të organizuar, për të cilën është e nevojshme mbështetje dhe mobilizim nga të gjithë aktorët shoqërorë.

Mickoski theksoi se qëllimi kryesor është lufta për standardin e qytetarëve dhe një jetë më të mirë, që do të arrihet përmes inovacioneve, investimeve dhe një arsimimi të fortë.

Ndërkohë, takimi u zhvillua në margjinat e Konferencës për Sigurinë të Mynihut, ku mblidhen liderë politikë nga e gjithë bota dhe do të diskutohet për sfida të rëndësishme evropiane dhe botërore. Kryeministri maqedonas gjithashtu do të mbajë një fjalim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit