“Sot në mbledhjen e Qeverisë, si pikë në rendin e ditës për informim, arritëm në përfundimin se pensionet që duhet të nivelizohen, tani në muajin shtator, e më pas në muajin mars të vitit të ardhshëm, do të përfshijnë atë rritje lineare së pari prej 2.500 denarësh tani në shtator dhe 2.500 denarë në muajin mars. Kjo do të thotë se fillimisht për tre muaj, e më pas për 9 muaj, më herët se një vit nga që e premtuam, ato 5000 denarë të rritjes lineare të pensioneve për pensionistët do të paguhen menjëherë” , tha Kryetari i Qeverisë.
Ai theksoi se janë bërë përpjekje që rritja e plotë e pensioneve prej 5.000 denarë të paguhet në shtator, por në këtë buxhet siç është, mungojnë 2,5 miliardë denarë për pagesën e rregullt të pensioneve. Duke pasur parasysh se me rritjen e re po aq para do të përfshihen, me ribalancimin e buxhetit do të ristrukturohen 5 miliardë denarë ose më shumë se 80 milionë euro.
“Atë që e premtuam në takimin tonë në tetor të vitit 2023, e realizojmë në pesë ditët e para nga formimi i Qeverisë së re”, theksoi kryeministri Mickoski dhe shtoi se prioriteti kryesor në periudhën që vijon do të jetë sistemi shëndetësor.
“Kemi punuar bashkë me ministrin Arben Taravari. Është në përgaditje e sipër ligji i ri, me të cilin do t’i racionalizojmë zyrtarët në shëndetësi, përkatësisht do të vijë deri te fshirja e pjesës në të cilin ishin të ashtuquajturit organizativë ose të njohur për popullin, si drejtorët ekonomikë. Dhe ministri Taravari tashmë e ka bërë këtë, një pjesë e madhe e tyre që kanë qenë ushtrues detyre që kanë qenë pa mandat, mbesin në të kaluarën dhe me këtë ligj të ri që ka hyrë në procedurë qeveritare do të shfuqizohen të gjithë drejtorët organizativë. Në këtë mënyrë praktikisht do të kemi punë më efikase dhe më të lirë dhe më shumë para që do të mbeten për siguruesit shëndetësorë”, tha kryetari i Qeverisë Mickoski në takimin e sotëm me shoqatat e pensionistëve në Veles./ Ora24.tv