Kryeministri Mickoski në vizitë në Komunën e Strugës

Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të qëndrojë për vizitë në Strugë. Ai do të marrë pjesë në fillimin e ndërtimit të një projekti për sistemin e kanalizimit të ujërave fekale në fshatin Vranishtë.
Më pas, do të inspektojë punimet ndërtimore për rikonstruksionin e rrugës turistike në Strugë, ku do të japë edhe deklaratë për mediat.
Siç njoftojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, kryeministri do të marrë pjesë edhe në inspektimin e punimeve për rikonstruksionin e një rruge në lagjen Ezerski Lozja.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit