10.8 C
Skopje
Tuesday, November 4, 2025

Kryeministri Mickoski në takimin e shefave të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me Ministrin për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski, Ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe Ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot dhe nesër janë në vizitë të Berlinit, Republika Federale e Gjermanisë, ku do të zhvillohet takimi i krerëve të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit.

Është parashikuar pjesëmarrje dhe konferencë e përbashkët për shtyp e kancelarit të Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Shollc dhe Ursulla fon der Llajen, kryetare e Komisionit Evropian dhe nikoqire e Samitit të ardhshëm.

Pjesëmarrës në takim janë tradicionalisht gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, vendet mbështetëse të tyre Austria, Franca, Italia, Sllovenia, Kroacia, Britania e Madhe, Polonia dhe nga viti 2019 edhe Greqia dhe Bullgaria, si dhe presidenca e rradhës së Këshillit të BE, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, CEFTA dhe Zyra Rajonale Rinore (RYCO).

Parashikohen edhe takime të tjera bilaterale të kryeministrit Mickoski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit