11.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Kryeministri Mickoski në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel

Ju njoftojmë se nesër, më datë 18.12.2024 (e mërkurë), Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të qëndrojë në vizitë pune dyditore në Bruksel.

Në kuadër të kësaj vizite, Kryeministri Mickoski do të zhvillojë takim me përfaqësuesen e lartë/zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, takim me Kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sançez, si dhe takim me Kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk.

Gjithashtu, në kuadër të vizitës, Kryetari i Qeverisë Mickoski së bashku me, Ministrin për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski dhe Ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, do të marrin pjesë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel, ku për herë të parë do të kryesojë presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Koshta.

Në Samitin e BE-së do të diskutohet për integrimin e mëtejshëm të rajonit përmes Planit për Rritje, si dhe për çështje të jashtme, të sigurisë dhe të migracionit.

Po ashtu, Kryeministri Mickoski do të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Evropiane.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit