32.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Kryeministri Mickoski do të lëshojë në përdorim hekurudhën Kumanovë – Beljakovcë

Ju njoftojmë se nesër, më 17.01.2025 (e premte), duke filluar prej në orën 12:30, me rastin e përfundimit të punëve ndërtimore në aksin rrugor Kumanovë – Beljakovcë (Korridori 8 aksi Lindor), Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të merr pjesë dhe do ta lëshojë në përdorim hekurudhën Kumanovë – Beljakovcë.

Hekurudha Kumanovë – Beljakovcë është 30.8 kilometra e gjatë dhe në të janë ndërtuar 3 stacione të reja hekurudhore (Kumanova e Re, stacioni hekurudhor ekzistues i rikonstruktuuar Kumanovë, 6 pritore, 5 ura, 1 tunel, tombina me diametra të ndryshëm, mbrojtjе të  shpateve, kanaleve ujore, rrugë të qasshme, barriera të zërit, mure mbajtëse, superstruktura dhe sinjalizim dhe telekomunikacion.

Në stacionet dhe ndalesat hekurudhore është instaluar pajisje sinjalizimi dhe telekomunikacioni me vlerë prej 10.000.000 euro, ulëse alumini, mbulesa çeliku, ekrane, ndriçim LED.

Gazetarët do të kenë mundësi së bashku me Kryeministrin Mickoski dhe ministrin e Transportit Nikolloski të lëvizin me lokomotivë përgjatë linjës së re hekurudhore.

Vendtakim është stacioni i trenit në Kumanovë.

Fjalim do të mbajë Kryeministri Mickoski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit