Kryeministri Mickoski dhe kryetari i Shkupit, Gjorgjievski, e pritën Vitin e Ri në shesh

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, e pritën Vitin e Ri në sheshin “Maqedonia” në Shkup.

Së bashku me ta ishte edhe kryetarja e Komunës së Kisella Vodës, Beti Stamenkoska Trajkoska, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë.

Me këtë rast, kryeministri Mickoski u drejtua qytetarëve me një mesazh urimi:

“Bashkë me popullin tonë, në sheshin ‘Maqedonia’, ta presim Vitin e Ri. U uroj shëndet të mirë, mirëkuptim dhe suksese çdo qytetari të Maqedonisë sonë. Gëzuar Vitin e Ri!”, tha Mickoski.

Festimi u zhvillua në një atmosferë festive, me prani të madhe të qytetarëve që festuan ndërrimin e viteve në qendër të Shkupit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit