Kryeministri Hristijan Mickoski, në deklaratë për mediat është shprehur tepër i zhgënjyer nga veprimet e disa zinxhirëve të marketeve të cilat, siç tha ai, keqpërdorin vullnetin e Qeverisë për marrëveshje për çmime më të lira dhe bëjnë hile duke rritur çmimet e disa produkteve tjera, njofton Ora24.tv.
“Menjëherë pas kësaj ngjarjeje do të kemi mbledhjen e Qeverisë, do t’i kërkoj qeverisë, gjegjësisht Inspektoratit të Tregut, të ndërmarrë një veprim të fuqishëm dhe të vrullshëm, sepse po marr informacione se disa nga marketet janë duke spekuluar dhe duke përdorur hile. Unë nuk funksionoj me marifete. Dhe ata që mendojnë se do të bëjnë marifete po gënjejnë se është e pamundur që ajo që u është dhënë si e drejtë dhe mundësi për disa produkte, tani po kompensohet me një rritje dramatike të disa produkteve të tjera që përdoren nga qytetarët si vaji, buka, qumështi, produkte të qumështit, sheqeri vezët etj… dhe marifete të ngjashme. Kjo nuk mundet dhe kjo Qeveri nuk do ta tolerojë dhe do të sillemi ashpër me ata që mendojnë se janë më të zgjuar, nuk ka të tillë që mendojnë se me hile janë të zgjuar”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickosi.
Kryeministri u ka bërë thirrje tregtarëve që të rishqyrtojnë veprimet e tyre.
“U bej apel zinxhireve të mëdhenj të tregtarëve që ta rishqyrtojnë sjelljen e tyre, dhe do të kërkoj nga Inspektoriati i Tregut analizë detale se si është rritur çmimi i këtyre produkteve në 30 ditët e fundit. Është turp kjo që po e bëjnë para festave që po vijnë. Deshëm të tregojmë vullnet të mirë, deshëm të bëjmë Marrëveshje, shikoni se si na kthejnë! Kjo nuk është korrekte, unë sot nga ana e Qeverise, nga ana e ministrit te Ekonomisë dhe punës, nën kompetenca të kujt është Inspektorati i Tregut, do të kërkoj një inspektim të jashtëzakonshëm, veprim të rreptë dhe kjo sjellje devijuese me hile të ndalojë”, tha mes tjerash kryeministri hristijan Mickoski./Ora24.tv