6.8 C
Skopje
Saturday, December 6, 2025

Kryeministri Hristijan Mickoski lavdërohet me rritjen e Prodhimit Bruto Vendor në masën 3,8 për qind

Kryeministri Hristijan Mickoski lavdërohet me rritjen e Prodhimit Bruto Vendor në masën 3,8 për qind. Thotë se vendi është menjëherë pas Irlandës e Danimarkës, shumë para Serbisë e Greqisë. Mickoski thotë se situata po stabilizohet, pas siç tha kaosit të shkaktuar nga pushteti i kaluar LSDM-BDI, e cila sipas kryeministrit ishte më e interesuar për kurdisje të tenderëve e plantacione të marijunaës.

“Nisin të dalin në sipërfaqe indikacionet e para për stabilizim dhe funksionim, pas kataklizmës të cilën e la qeveria e kaluar, do të thosha Qeveria me kriminale në historinë e re, ajo e LSDM-së dhe BDI-së. Qeveria e cila merrej me plantacione të marijunaës, tenderë të kurdisur, me milionerë politikë, me të gjitha skandalet që e ndiqnin, me vrimë buxhetore më të madhe se 200 milionë euro. Periudha e kopnsolidimit mbaron dhe këta janë indikatorët e parë se ekonomia po ecën mirë. Me këtë bien në ujë të gjitha gënjeshtrat. 3,8 për qind rritje reale është vërtetë tregues se në kushte të tregut të tillë në kuadër të Bashkimit Evropian për ne paraqet arritje të madhe. E para në Evropë është Irlanda sipas të dhënave të Eurostatit, e dyta është Danimarka me 3,9 për qind, ndërsa në e ndajmë vendin e tretë me Qipron. Serbia fqinje është diku rreth 2 për qind, në Greqi pritet diku 1,7 për qind”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit