Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka thënë se zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, sulmet amerikane dhe izraelite kundër Iranit dhe hakmarrja e Teheranit me sulme janë të rrezikshme. Përmes një postimi në X, Kallas tha se blloku evropian po koordinohet me partnerët arabë për të gjetur rrugë diplomatike. “Mbrojtja e civilëve dhe ligjit ndërkombëtar humanitar është prioritet”, tha ajo. Kallas bëri të ditur se personeli jothelbësor i BE-së po largohet nga rajoni./Alsat.mk



