Fronti Evropian në Kuvend ka dorëzuar propozim për miratimin e rezolutës për situatën humanitare në Gazë. Kërkojnë që nëpërmjet rezolutës Parlamenti i vendit të kërkojë depërtimin e ndihmave humanitare në Gazë të ndaluara nga Izraeli.
“Kemi propozuar deri te Kuvendi i RMV-së, që të sjellë një rezolutë për situatën alarmante humanitare krize në Gazë. Dënojmë fuqimisht bllokadën humanitare të zbatuar nga Izraeli në Rripin e Gazës dhe konsiderojmë atë formë të ndaluar të ndëshkimit kolektiv sipas të gjitha rregullave ndërkombëtare. Kërkojmë në mënyrë urgjente që Izraeli të lejojë hyrjen e ndihmës humanitare me çka do të pengohet vazhdimi i krizës dhe bllokadës atje dhe rikthimi në normalitet i jetës së të rinjve, fëmijëve, grave dhe pleqve.”, – deklaroi deputeti i Frontit Evropian, Skender Rexhepi





