Mjekët në Delhi kanë këshilluar banorët që të largohen nga qyteti për shkak të ndotjes së ajrit me smog toksik, pas një rritjeje të rasteve me sëmundje të frymëmarrjes.
“Ndotja e ajrit mund të shkaktojë pneumoni të rëndë dhe infeksione të tjera të mushkërive.
Nëse mundeni, largohuni nga Delhi për gjashtë deri në tetë javë”, tha pulmonologu Dr. Gopi Chand Khilnani.
Qeveria e Delhi-t tentoi të krijojë shi artificial për të larguar smogun, por përpjekjet dështuan.
Banorët shprehën frustrimin e tyre, duke e quajtur këtë shpenzim të kotë parash publike, pasi gjatë muajit ajri mbetet i rëndë dhe indeksi i cilësisë së ajrit (AQI) arriti 373, niveli më i keq në tre vitet e fundit.
Ekspertët theksuan se shkak i dështimit ishte mungesa e lagështisë së mjaftueshme në ajër, e nevojshme për punën e kimikateve.
Për më tepër, eksperimenti mund të ketë efekt të kundërt nëse kushtet nuk janë të duhura, duke rritur kapjen e grimcave si PM 2.5.
Ekspertët e ndotjes, si Dr. Mohan George, theksuan se zgjidhja reale qëndron te përdorimi i karburanteve më të pastër dhe investimi në transport publik.
Aktualisht, qyteti ka rreth 8.5 milionë automjete të regjistruara, plus pluhurin nga ndërtimet, emetimet industriale dhe djegia e kulturave, që e mbajnë smogun konstant.
Banorët raportojnë se ajri është i rëndë, syrit dhe fytit djegin, ndërsa aparatet për pastrimin e ajrit regjistrojnë nivele shumë mbi kufijtë e sigurt.
Për shumë prej tyre, shmangia e ajrit të ndotur është e vetmja mundësi për të mbrojtur shëndetin.





