Në një intervistë për emisionin “Tema e ditës” në televizionin Sitel, Kris Pavllovski, biznesmeni maqedonas në SHBA, i cili është tepër i afërt me presidentin Donald Tramp, theksoi se kryeministri Mickoski është një person i shkëlqyer dhe mikpritës.
“Kam pasur nderin ta takoj kryeministrin para shumë vitesh, në një takim të shkurtër, ndërsa vitet e fundit ai ka qenë një mikpritës i shkëlqyer. Prindërit e mi janë nga këtu, babai im është nga Prespa, nëna ime nga Mariova, të dy vijnë nga fshatra të këtyre zonave dhe kam një lidhje të madhe me këtë shtet. E dua këtë shtet, e dua Maqedoninë dhe dua të bëj gjithçka për ta ndihmuar të përparojë, të sjell sa më shumë dije, madje kam investuar në kompani këtu që nga viti 2011, kemi punësuar shumë njerëz, edhe kompania ‘Rambl’ ka shumë punonjës këtu,” theksoi Pavllovski.
Pavllovski theksoi se gjithmonë mendon për Maqedoninë dhe si mund të ndihmojë.
“Gjithmonë mendoj për Maqedoninë dhe mënyrën se si mund të ndihmoj. Kryeministri aktual është një mikpritës i shkëlqyer, pranon ide dhe këto marrëdhënie i kemi zhvilluar gjatë viteve të fundit. Ai është një person i shkëlqyer,” theksoi Pavllovski.





