Kreshnik Kaba do të jetë sekretar i ri i Komunës së Strugës

 

Nga burime të afërta ne Komunën e Strugës, mediat lokale, mësojnë se kryetari Komunës së Strugës z.Mendi Qyra ka bërë zgjedhjen e tij për emërimin të Sekretarit të ri të Komunës së Strugës.

Sipas këtyreve, raportohet se sekretar i ardhshëm i Komunës së Strugës do te jetë z.Kreshnik Kaba.

Emërimi i tij zyrtarisht, është çështje kohe.

Përndryshe, Kreshnik Kaba vjen nga fshati Veleshtë i cili është i punësuar në Komunën e Strugës që nga viti 2014, si magjister i juridikut.

Më herët ky post i takonte Riste Taleskit,i pasuar nga Katerina Ilieska.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit