Ja edhe komunikata te cilen Levizja Arbëria e lëshoi pas takimit:
Sot në Prishtinë u zhvillua një takim mes Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të Lëvizjes Arbëria, Meral Ferati, Bekim Fazliu dhe Azem Dehari.
Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e Lëvizjes Arbëria e uruan znj. Haxhiu për zgjedhjen e saj në postin e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e detyrës dhe në përmbushjen e përgjegjësive institucionale në shërbim të qytetarëve dhe të forcimit të institucioneve demokratike të vendit.
Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe në rajon, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet faktorëve politikë shqiptarë në funksion të forcimit të institucioneve demokratike dhe të avancimit të proceseve politike me interes të përbashkët.
Përfaqësuesit e Lëvizjes Arbëria theksuan nevojën për koordinim më të madh politik dhe institucional për çështje me interes kombëtar, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërshqiptar në të gjitha nivelet.
Palët u dakorduan që komunikimi dhe bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen për çështje me interes të përbashkët.
Me respekt,
Lëvizja Arbëria



