12.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Krejt çka dihet deri tani për vdekjen tragjike të 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

Siç raportoi Alsat-M, atje e ka humbur jetën një 25 vjeçare nga Kosova.

Ndërkohë, ky medium ka publikuar edhe detajet e reja lidhur me rastin tragjik.

Siç bëhet e ditur, viktima është S.D nga Gjakova e cila ishte studente e masterit.

Dyshohet se ajo kishte rënë nga një objekt në ndërtim e sipër, derisa në vendin e ngjarjes thuhet se janë gjetur edhe barna, shkruan Alsat-M.

Organet e rendit janë në kërkim edhe të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast.

Rastin e ka konfirmuar edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, e cila përmes një postimi në Facebook, tha se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet maqedonase.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar para pak orësh nga Policia Rajonale e Tetovës se sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sipas raportimeve të mediave lokale, trupi i pajetë i 25-vjeçares, e cila dyshohet të ketë qenë studente në Tetovë, është gjetur nga kalimtarë të rastit pas tregut të gjelbër të qytetit, rreth orës 19:00. Dyshimet e para janë për vrasje, por nuk përjashtohen as pistat e tjera.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit