KQZ përfundon verifikimin paszgjedhor për zgjedhjet e 11 majit 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesin e verifikimit paszgjedhor për kutitë e votimit dhe kutitë e materialeve zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, të mbajtura më 11 maj 2025.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi bëri të ditur se, në kuadër të këtij procesi, 210 Qendra Votimi (QV) dhe kuti të votimit nga jashtë vendit iu nënshtruan këqyrjes së mëpasshme të fletëve të votimitdhe materialeve zgjedhore.

Konkretisht, njoftoi ai, verifikimi përfshiu: 44 KAVJ, kuti të votimit nga jashtë vendit
dhe 166 QV kuti votimi nga brenda territorit të Shqipërisë

Sipas KQZ-së, qëllimi i këqyrjes së mëpasshme ishte verifikimi i rregullsisë dhe saktësisë së veprimtarisë së administratës zgjedhore, gjatë të gjithë procesit të administrimit të zgjedhjeve, përfshirë vlerësimin dhe numërimin e votave.

Ky proces realizohet si pjesë e mekanizmave ligjorë të transparencës dhe llogaridhënies, me synim garantimin e integritetit të procesit zgjedhor dhe forcimin e besimit të publikut në administrimin e zgjedhjeve.

Sipas KQZ-së, pas verifikimit Koalicioni PD + ASHM mori 14360 vota 13 vota më shumë se nga numërimi i parë; Partia Socialiste 21226 vota, 6 vota plus nga numërimi i parë; Lëvizja Bashkë 375 vota, 2 vota më pak nga sa ishte më herët; Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 1497 vota, 2 vota më pak… etj.

Rezultatet e plota të verifikimit paszgjedhor janë publikuar dhe janë të aksesueshme në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit