Prishtinë, 28 dhjetor – Qytetarët e Kosovës sot po ushtrojnë të drejtën e votimit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e statistikave mbi pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas të dhënave të fundit, deri në orën 11:00, në Republiken e Kosovës kanë votuar 116 mijë e 405 votues nga 1 milionë e 999 mijë e 204 persona që kanë të drejtë vote.
Sipas të dhënave, deri më tani kanë votuar 116 mijë e 405 qytetarë, apo 5.82%.



