11.8 C
Skopje
Thursday, December 11, 2025

Kostovski: Vazhdon asfaltimi i rrugëve në Vizbeg, investojmë 150 milionë denarë

 

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka njoftuar se po vazhdojnë aktivitetet ndërtimore në kuadër të projektit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë komunë. Kryetari ai bëri të ditur se në vendbanimin Vizbeg po zhvillohen punime intensive për asfaltimin e disa rrugëve.

Sipas tij, ofensiva ndërtimore po realizohet me dinamikë të fuqishme dhe do të vazhdojë edhe në vendbanimet tjera të komunës që janë përfshirë në projektin e gjerë të rikonstruksionit rrugor.

Komuna e Butelit ka planifikuar asfaltimin dhe rehabilitimin e gjithsej 70 rrugëve, me një investim prej 150 milionë denarësh.

Kryetari Kostovski theksoi se qëllimi është të sigurohet zhvillim i barabartë dhe i njëtrajtshëm për të gjitha vendbanimet në territorin e Komunës së Butelit.

Postimi i plotë i Kostovskit:

🚧 Vazhdojmë me asfaltimin e rrugëve në Vizbeg! ‼️

💪 Ditë e re, projekte të reja. Nuk ka ndalim kur bëhet fjalë për qytetarët e Komunës së Butelit!

👷‍♂️ Po punohet intensivisht në rrugët e vendbanimit Vizbeg.

🛠 Ofensiva ndërtimore po zhvillohet me dinamikë të fuqishme.

☝️ Vazhdojmë edhe në vendbanimet tjera që janë përfshirë në ofensivën e madhe ndërtimore.
Po asfaltojmë dhe po rehabilitojmë 70 rrugë dhe investojmë 150.000.000 denarë.

Zhvillim i barabartë dhe i njëtrajtshëm në të gjitha vendbanimet!

#KomunaButel ✅

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit