11.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Kostovski: Mora pjesë në shënimin e Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe

Darko Kostovski, kryetar i Butelit, ka marr pjesë në shënimin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës shqipe, transmeton Almakos.

“ Sot në shkollat fillore komunale “Vizbegovë” dhe “Petar Zdravkovski – Penko” shënuam ditën e alfabetit të gjuhës shqipe.

Unifikimi dhe standardizimi i alfabetit është një nga elementët bazë që ndërton ndërgjegjen kulturore dhe kolektive.

Duke respektuar dallimet e njëri-tjetrit, ne konfirmojmë angazhimin tonë për ndërtimin e një jete më të mirë për të gjithë qytetarët dhe ndërtimin e një Bashkie të fortë, të avancuar dhe evropiane të Butelit.

Dëshiroj të uroj të gjithë pjesëtarët e komunitetit etnik shqiptar në Komunën e Butelit për Ditën e Alfabetit dhe t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të punojnë së bashku për të respektuar bashkëjetesën që ndërtojmë së bashku”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit