14.8 C
Skopje
Monday, November 17, 2025

Kostovski: Mjaft me rrugë të harruara – Fillon asfaltimi në Vizbeg!

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, sot njoftoi fillimin e asfaltimit të rrugëve në Vizbeg, si pjesë e fazës së re të ofanzivës ndërtimore në këtë komunë. Punimet nisën në degën e rrugës Afrim Zhiti, e cila është e gjatë 300 metra dhe po merr një shtresë të re asfalti në sipërfaqe prej 1,800 m².

Sipas Kostovskit, kjo është hera e parë që kjo rrugë asfaltohet, duke i hapur rrugë përmirësimit të infrastrukturës në zonat që për vite kanë qenë të lëna pas dore.

Nuk do të ketë më banorë të harruar. Investojmë kudo dhe për të gjithë,” tha ai, duke theksuar se dinamika e punimeve do të vazhdojë edhe në vendbanimet tjera të përfshira në projektin e madh të rikonstruksionit.

Me këtë ritëm, Komuna e Butelit synon zhvillim të barabartë dhe një infrastrukturë më funksionale për të gjithë qytetarët e saj.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit