Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka njoftuar se në prag të festave të mëdha të krishtera është realizuar një aksion i madh humanitar për kategoritë më të rrezikuara sociale.
Sipas tij, gjatë ditës së sotme janë shpërndarë mbi 300 pako humanitare me produkte bazë ushqimore për familjet më të rrezikuara socialisht në territorin e Komunës së Butelit.
“Krishtlindja është kur ndihmojmë. Humanizmi do të thotë të ndihmosh gjithmonë dhe në çdo moment, këdo dhe në çfarëdo mënyre, pa dallim feje, etnie apo përkatësie kombëtare”, ka shkruar Kostovski në profilin e tij në Facebook.
Nga Komuna e Butelit theksojnë se do të vazhdojnë me aktivitete të tilla humanitare edhe në të ardhmen, me qëllim përkrahjen e qytetarëve që kanë më së shumti nevojë.



