20.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Kostovski: Atë që BDI nuk e bëri për 20 vjet në Luboten, ne e realizuam për vetëm 4 vite

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, njëherësh edhe kandidat i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, ka theksuar sot se puna konkrete në terren është dëshmia më e madhe e përkushtimit të tij ndaj banorëve. Në vendbanimin Luboten, për herë të parë janë asfaltuar degë të rrugëve që prej dekadash kishin mbetur pa zgjidhje.

“Fjalën e dhënë e kthejmë në vepra. Çdo premtim që kemi dhënë po e realizojmë me sukses, sepse fytyrat e kënaqura të qytetarëve janë motivi im më i madh,” ka shkruar Kostovski.

Kostovski më tej ka shkruar se zhvillimi i Butelit është i barabartë në çdo lagje, pa dallim etnie apo vendbanimi dhe se askush nuk do të mbetet më i harruar.

“Po zgjidhim probleme shumëvjeçare. Dinamika e punës në terren është e fuqishme, afatet dhe premtimet po respektohen dhe çdo ditë qytetarët po shohin rezultate konkrete,” ka nënvizuar Kostovski.

Në vijim pritet edhe fillimi i rekonstruksionit të plotë të rrugëve kryesore të Lubotenit, të cilat nuk janë prekur që nga viti 1998, ndërsa paralelisht do të nisë edhe projekti për ujësjellësin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit