14.8 C
Skopje
Monday, November 17, 2025

Kostadinovski: Të jemi besnikë ndaj Kushtetutës, është detyra jonë

Me rastin e shënimit të Ditës së Kushtetutës, 34 vjet nga miratimi i saj, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, përmes një video-fjalim qytetarëve dhe u bëri thirrje të jenë besnikë ndaj Kushtetutës dhe të përmbushin detyrën e tyre ndaj atdheut.

Me rastin e 17 nëntorit, ditës kur u miratua Kushtetuta e Republikës 34 vjet më parë, ju bëj thirrje të jeni besnikë ndaj Kushtetutës, është detyra jonë. Forca e Kushtetutës qëndron tërësisht në përkushtimin e çdo qytetari për ta mbrojtur atë. Vetëm nëse secili prej nesh e ndien atë detyrë, të drejtat kushtetuese do të mbrohen”, tha Kostadinovski.

Ai theksoi se ndërtimi i një shteti ligjor sot përfaqëson një akt patriotizmi suprem dhe dashurie për vendin e vet, si dhe mënyrën më të sigurt për të ruajtur besën e paraardhësve dhe për të siguruar një të ardhme për trashëgimtarët në një shtet të lirë, demokratik dhe të begatë.

“Ju bëj thirrje në këtë ditë, si brez, të përmbushim detyrën tonë ndaj atdheut tonë”, theksoi kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit