12.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Kosovë/Qytetarët nisin të grumbullohen në protestën kundër shtrenjtimit të energjisë

Nën brohorimat “Asnjë cent më shumë”, qytetarët kanë nisur të grumbullohen duke protestuar kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Një numër qytetarësh, janë parë te sheshi “Skënderbeu”, derisa protesta fillon për pak.

Organizatorët dhe njerëzit e shoqërisë civile iu kanë bërë thirrjeve qytetarëve që të dalin sot në protestë në numër sa më të madh.

Njeri nga organizatorët e protestës, Luan Hasanaj, ka thënë se shtrenjtimi i rrymës është shumë i dëmshëm për qytetarët e vendit.

“Është një mesazh i thjeshtë, reagimi ynë ka ardhur si rezultat i një trendi të rritjes së çmimeve në mënyrë pothuajse të pakontrolluar të viteve të fundit. Grup shumë i madh i qytetarëve mezi e kalojnë muajin me të hyrat që i marrin dhe duke e parë se çfarë po vjen” – ka thënë ai për Klan Kosova.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit