Kosovë: Mbi 6.5 milionë euro për sportin, Ministria mbështet 39 federata për vitin 2026

Ministria e Sportit dhe Rinisë ka ndarë mbi 6.5 milionë euro për mbështetjen e federatave sportive gjatë vitit 2026, në kuadër të përpjekjeve për zhvillimin dhe përmirësimin e sportit në vend.

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka nënshkruar Memorandumet e Bashkëpunimit me 39 Federata Sportive, duke konkretizuar kështu mbështetjen institucionale për funksionimin dhe avancimin e tyre, përcjell KultPlus.

Sipas ministrisë, kjo mbështetje financiare synon të rrisë cilësinë e organizimit sportiv, të përmirësojë performancën e sportistëve dhe të fuqizojë përfaqësimin e vendit në garat ndërkombëtare.

Federatat sportive konsiderohen si shtyllë kryesore në këtë proces, ndërsa pritet që përmes angazhimit profesional dhe punës së vazhdueshme të sjellin rezultate konkrete në arenën sportive.

Fokus i veçantë i kësaj pakete mbështetëse është forcimi i menaxhimit në sport, rritja e standardeve të aktiviteteve sportive, si dhe garantimi i transparencës dhe llogaridhënies në përdorimin e fondeve publike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit