23.8 C
Skopje
Sunday, September 21, 2025

Kosovë/ Liburn Aliu jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Mjedisit, shkak zgjedhja e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit

Liburn Aliu ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ai thotë se ka dhënë dorëheqje për shkak të zgjedhjes së Dimal Bashkës kryetar të Kuvendit.

Lexoni të plotë postimin

Të dashur qytetarë,

Dua t’ju njoftoj që sapo e dorezova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim.

Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësihë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit