Kosova përfaqësohet me dy skiatorë në Lojërat Olimpike Dimërore

sharethis sharing button

Sot nisin Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, të cilat do të mbahen deri më 22 shkurt. RTK do të transmetojë ekskluzivisht ceremoninë hapëse dhe garat me mbi 125 orë transmetim, duke sjellë çdo emocion të këtij edicioni historik tek teleshikuesit në vend.

Kosova do të përfaqësohet nga skiatorët Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, të cilët do të garojnë në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano–Cortina 2026”. Ky ekip i vogël, por i përkushtuar, synon të japë një performancë dinjitoze dhe të ngritë nivelin e Kosovës në skijimin olimpik.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka thënë se këto lojëra dimërore janë shumë të rëndësishme për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe për të gjithë sportistët.

“Jemi munduar që gjatë gjithë këtyre viteve, së bashku me Federatën e Skijimit, t’i përkrahim sportistët tanë me bursa olimpike dhe kampe stërvitore, të cilat e dimë se nuk janë aspak të lehta”, ka thënë ai.

Kryetari i Federatës së Skijimit, Milaim Kelmendi, duke folur për përgatitjet intensive dhe përvojën e sportistëve, ka thënë se asnjëherë më parë në historinë e skijimit nuk kanë qenë më të përgatitur sesa tani që po shkojnë në Olimpiadën e Cortinës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit