Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) është gati për sfidën e radhës, teksa sot pasdite përballet me Kroacinë në Zagreb.
Pas humbjes ndaj Francës disa ditë më parë në Prishtinë, “Dardanet” do të zhvillojnë ndeshjen e fundit kualifikuese për EURO 2026.
Kombëtarja e Kosovës paraqitet me një skuadër të re në përbërje, ku shumica e lojtareve kanë qenë pjesë e ekipit U19. Përballja me Kroacinë, që ka një ekip cilësor dhe me përvojë ndërkombëtare, shihet si një test i rëndësishëm për zhvillimin dhe të ardhmen e ekipit.
Pavarësisht sfidës së vështirë, te vajzat e Kosovës mbizotëron përkushtimi për të dhënë maksimumin gjatë 60 minutave të lojës dhe për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm.
Ndeshja Kroacia–Kosova zhvillohet sot në orën 18:00./KultPlus.com



