Kryeministri Edi Rama ka ndarë dje pamje të atmosferës festive nga qyteti i Korҫës, ku dritat shumëngjyrëshe dhe pema e Krishtlindjes janë kartolina mikpritëse festive në prag të festave të fundvitit.
Atmosfera festive e krijuar nga zbukurimet dhe dritat shumëngjyrëshe do ta shoqërojë këtë muaj gjithë qytetin, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve të Korҫës, por edhe vizitorëve të ndryshëm.
Atmosfera festive ndjehet në çdo qytet të Shqipërisë gjatë këtij muaji. Sheshet dhe rrugët e qyteteve të vendit janë dekoruar me pemën e Krishtlindjes dhe dritat vezulluese.






