Policia malazeze po kryen kontroll në pronën në qendër të Podgoricës të biznesmenit Aco Gjukanoviq, vëllai i ish-presidentit Milo. Në të njëjtën ndërtesë ndodhet edhe dega e “Prva Banka” (Banka e Parë), pronar i së cilës është Aco Gjukanoviq.
Aco Gjukanoviq konsiderohet si një nga njerëzit më të pasur në Mal të Zi. Në fund të vitit 2006, ai bleu aksionet e Bankës së Nikshiqit, të cilën një vit më vonë e riemërtoi në “Prva Banka”. Pasuria e tij vlerësohet në disa qindra milionë euro.
“Prva Banka” është vetëm një nga ish-firmat shtetërore pronar i së cilës është Aco, e çara e privatizimit u realizua nga vëllai i tij Milo. Sipas mediave, Aco Gjukanoviq pas zgjedhjeve të vitit 2020 është shpërngulur në Luksemburg.(INA



