Gazetari, Venhar Isufi në një intervistë në Ora News u shpreh se Lista Serbe ka punuar në forma të ndryshme për të krijuar bllokadën e Konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Isufi: Në fakt është ditur nga fillimi që për çështjen e konstituimit të Kuvendit, ka qenë dashur të ketë paraprakisht një bashkëpunim dhe një koordinim të ngushtë dhe një konsensus politik midis të gjitha partive
Sespe e vetmja parti e cila ka qenë e thirrur pë ta bërë një bllokadë kaq të gjatë që nuk i ka ndodhur historisë së vendit tonë për konstituimin e Kuvendit, është Lista Serbe.
E cila tashmë del që e njejta ka punuar mbrapa në forma të ndryshme për të krijuar këtë bllokadë për 8 muaj që të mos kishim konstituim Kuvendi.
Pastaj mos të flasim edhe për aktvendimet apo aktgjykimet të cilat i pati lëshuar edhe gjykata Kushtetuese sepse që nga fillimi është ditur që ekziston mundësia në rast se partia pra në këtë rast e komuniteteve lista Serbe nuk i ka numrat për këtë, do të mund të jetë hapet rruga e mandatarit tjetër i cili vjen nga komuniteti serb në këtë rast e kemi nënkryetarin e zgjedhur të komunitetit serb.