Ministria e Mbrojtjes sot e shpalli Konkursin e ri publik për pranim të 300 ushtarëve profesionistë në shërbim në Armatën e Maqedonisë së Veriut.
Kushtet e përgjithshme (të jenë shtetas të Maqedonisë, të jenë të moshës madhore dhe të kenë aftësi të veçantë shëndetësore dhe fizike), kushtet e veçanta (të kenë përfunduar armimin e mesëm dhe të mos jenë më të vjetër se 25 vjet në ditën e përfundimit të konkursit për pranim të ushtarëve profesionistë), si dhe të gjitha detajet e tjera janë bërë të ditura në konkursin publik, i cili është publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.
“Ministria ju bën thirrje të gjithë të rinjve dhe qytetarëve të interesuar ta shfrytëzojnë këtë mundësi, të punojnë në shërbim të atdheut dhe të jenë pjesë e Armatës e cila ofron karrierë të qëndrueshme dhe të sigurt, trajnim të vazhdueshëm dhe zhvillim personal, zhvillim të aftësive ekipore dhe vlera të vërteta”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.
Konkursi publik zgjat 15 ditë duke përfshirë edhe ditën e publikimit.
Detajet mund të gjenden në linkun në vijim: https://mod.gov.mk/mk-MK/oglasikonkursi/javni-oglasi



