11.8 C
Skopje
Saturday, October 18, 2025

Konjufca përzë nga Kuvendi Listën Serbe: Turp të keni, shkoni i rrini gatitu shefit kriminel Radoiçiq

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca u ka reaguar ashpër deputetëve të Listës Serbe, të cilët sot u paraqitën në seancën plenare, shkruan Insajderi.

Konjufca, veprimin e tyre e ka lexuar si provokim duke thënë se është e pa tolerueshme kjo sjellje.

Sipas tij, po e luftojnë Kosovën me çdo mjet e kanë guxim me u shfaqë.

Pos tjerash Konjufca u tha “Shkoni i rrini gatitu shefit kriminel Radoiçiq”.

Për më tepër, ai ka kërkuar që seanca të ndërprehet, dhe ta lirojnë sallën.

“Ju drejtohem deputetëve të Listës Serbe që vinë e provokojnë në këtë mënyrë. E patoleroueshme në Kuvend kjo sjellje një herë 6 muaj me ardh me keqpërdor para të taksapaguesve. Në anën tjetër e luftoni Kosovën me çdo mjet që keni. Shkoni i rrini gatitu shefit kriminel Radoiçiq. E keni guxim me ardh në Kuvendin e Kosovës. Turp të keni, ndërprehet kjo seancë e kërkoj me u liru këtë sallë”, ka thënë ai

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit