Konjufca në takim me qytetarë në Shkup, Mexhiti: Fuqia e bashkimit dhe fryma e fitores së madhe afrohet më 28 dhjetor

Shkup, 25 dhjetor – Sonte u mblodhëm në një tubim të jashtëzakonshëm për të mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje dhe vizionin e saj për një Kosovë më të fuqishme, si dhe për një qeveri që punon për qytetarët, kështu shkroi Mexhiti në postimin e fundit, teksa në këtë tubim i pranishëm ishte dhe Konjufca.

Në këtë tubim, ishim së bashku me nënkryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatin për deputet, z. Glauk Konjufca, si dhe me liderët e VLEN-it: z. Bilall Kasami, Bekim Sali, Bekim Qoku dhe Arben Fetai.

Në këtë sallë të mbushur me qytetarë, u ndje fuqia e bashkimit dhe fryma e fitores së madhe që po afrohet më 28 dhjetor. Sonte ishim bashkë për një të ardhme ku çdo qytetar ka zë dhe mundësi, dhe ku Kosova ecën përpara me shpresë!

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit