Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti sot Kongresin e pestë të partisë.
Në fjalimin e tij, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se kjo parti lindi nga nevoja për barazi, rrugëtoi drejt plotësimit të përfaqësimit shqiptarë nëpër institucione dhe sot është parti që mbron karakterin unitar të shtetit të Maqedonisë së Veriut.
“BDI lindi nga nevoja për paqe dhe përfaqësim. Nder vite, nga lufta kaluam në përfaqësim institucional, ndaj sot BDI është parti që mbron karakterin unitar të shtetit. Koha kërkon maturi dhe përgjegjësi, sepse bota sot po përballet me kriza të shumta që po e ndryshojnë mënyrën se si ne po punojmë dhe veprojmë. Ndaj sot shtetit i duhet pjekuri politike dhe vizion afatgjatë”, tha Ahmeti.
Ahmeti propozoj tre masa për jetëgjatësi politike dhe demokratike të shtetit.
“Zgjedhja e qeverisë me shumicë Badenteri – Secila qeveri të merr besimin e deputetëve dhe të ketë legjitimitet të dyfishtë
Zbatimi i Badenterit në Gjykatën Kushtetuese – Ligjet që miratohen në Kuvend nuk duhet të rrëzohen në Gjykatën Kushtetuese, kjo ndalon majorizimin institucional
Thellimi i decentralizimit – Të kemi pavarësi financiare të vetëqeverisjeve lokale, kthimin e një pjesë të taksave, në komunat ku ato mblidhen. Me decentralizimin ne ulim edhe ekonominë grid he rrisim trasparencën ekonomike ndaj qytetarëve”, u shpreh Ahmeti.
Ai kërkoi sërish vetting për të gjithë politikanët dhe kthim të besimit qytetar tek institucionet.





