Në vendkalimin kufitar Bogorodicë janë konfiskuar mbii një kilogram bizhuteri ari në vlerë prej 4 milionë denarë,me çka është penguar edhe tentimi për të shmangur pagesën e taksës së importit në vlerë prej një milion denarë,”njoftoi Drejtoria e Doganave
Nga Drejtoria e Doganave,thonë se ari u zbulua gjatë kontrollit personal të një pasagjeri, i cili tentoi të fshihte bizhuteritë në pjesën e brendshme të pantallonave te të brendshmet që kishte veshur. I njëjti ishte i paketuar në katër çanta me 60 gjerdan, 13 unaza, 128 vathë dhe 48 byzylykë.
Ari do t’i dorëzohet Bankës Popullore, ndërsa kundër pasagjerit do të bëhet kallëzim penal,”thonë nga Drejtoria e Doganave.








