Konferencë shkencore “Tridhjetë vjet nga atentati ndaj presidentit Kiro Gligorov”

Shkup, 9 shkurt – Konferencë shkencore me titull “Tridhjetë vjet nga atentati ndaj Kiro Gligorovit, president i Republikës së Maqedonisë dhe komandant suprem i ARM-s”ë, do të mbahet nesër në Shkup në Fakultetin Filozofik në Shkup.

“Edhe pas tre dekadash, një nga pyetjet më të vështira në historinë e re të Maqedonisë mbetet pa përgjigje. Kjo ngjarje ka për qëllim të hapë debat publik, të arsyetuar dhe shkencor. Konferenca synon të vazhdojë debatin rreth atentatit që tronditi Maqedoninë dhe la pasoja të qëndrueshme në zhvillimin e saj politik dhe të sigurisë – informon bordi iniciativ, i përbërë nga prof. dr. Cane Mojanoski, prof. dr. Grozdan Cvetkovski dhe prof. dr. Zoran Jovanovski, kolonel i ARM-së.

Konferenca duhet t’u përgjigjet katër pyetjeve kryesore: cilat ishin arsyet dhe motivet e atentatit, cilët janë porositësit dhe autorët e mundshëm, nëse atentati mund të ishte parandaluar dhe pse nuk u parandalua, dhe pse autoritetet shtetërore nuk kanë arritur t’u përgjigjen këtyre pyetjeve gjatë tre dekadave të fundit.

Në konferendë është paralajmëruar pjesëmarja e profesorëve universitaë, shkencëtarë, ekspertë, mes të cilëve edhe pjesëmarrës nga konferenca paraparake “15 vjet nga atentati ndaj presidentit Gligorov – mister ose ngjarje ad akta” që u mbajt në Shkup më 30 shtator të vitit 2010.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit