Ndërmarrja Publike Rrugët e Maqedonisë informon se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në kushte të thata dhe me kalueshmëri të plotë.
Megjithatë, në disa segmente rrugore që kalojnë përmes prerjeve dhe përrenjve, ekziston mundësia e rrëshqitjeve të vogla dheu.
Ekipet kujdestare janë të pranishme në terren dhe ndërhyjnë rregullisht për pastrimin dhe mirëmbajtjen e këtyre zonave, me qëllim të sigurimit të qarkullimit të pandërprerë dhe të sigurt.
Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë mbeten në dispozicion 24/7 dhe janë të angazhuara për të garantuar sigurinë dhe lëvizjen normale në të gjitha rrugët shtetërore.
Për informacione më të hollësishme, përdoruesit e rrugës mund të kontaktojnë shërbimin e kujdestarisë në numrin: 02 25 61 502.