Leonora Dauti Pollozhani, ka bërë një shkrim të ashpër duke akuzuar kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko se anëtarët e zgjedhur nga ai, në Agjencinë e Administratës, e kanë rrëzuar nga konkursi për punësim në institucionet e Komunës së Strugës, si juriste.
Ajo thotë se derisa në dy fazat e testimit ka qenë më e mira, ndërsa thekson se rezultati është manipuluar në tintervistë.
Reagimi i plotë i aplikantes Leonora Dauri Pollozhani:
Gjithçka kisha menduar, por një teatër të tillë në institucion shtetëror (Agjencinë e Administratës në Shkup) nuk kam dashur as ta mendoj.
Vet jam juriste dhe edi çka do të thotë përgjegjësia individuale për veprimet e ndërmarra (me veprim dhe mosveprim) dhe për këtë arsye unë si juriste do të kërkoj përgjegjësi nga Komisioni vlerësues në Konkursin publik 274/2024 të shpallur nga Komuna e Strugës.
Disa pytje do t’i adresoj komisionit:
-A me të vërtet kandidatët tjerë qenkan më të mirë se sa unë që në fazën e parë dhe të dytë me dijenin time dhe pa ndihmën e askujt isha e para, kurse në intervistë më e dobëta? -Mesataren 10.0 e kam të merituar dhe jo të falur.
-A mendoni se gjithçka në fazën e testimit ishte në rregull? Aty isha prezente, kam për të thënë shumëçka, por këtë do ta dëshmojë në hapat e ardhshme.
-A mendoni se me të vërtet nuk më keni hyrë në hak ju komisionerë të zgjedhur nga kryetari i Komunës së Strugës?
-A jeni ju ato që këtë vlerësim e keni bërë në mënyrë objektive dhe jo subjektive të ndikuar nga dikush tjetër?
-Nëse keni ndjenja njerëzore, si do të ishit ndjerë nëse ky nënçmim do ishte bërë ndaj motrës ose vajzës suaj?
Sot, nga ju pjestar të komisionit vlerësues ndjehem e nënçmuar jashtmase me këtë nënçmim që ma keni bërë mua. Vite me radhë i jam përkushtuar studimeve dhe librave të shumtë në bibliotekën time, por këtë gjë që ju nuk mund të ma mohoni.
E radhës është Ankesa kundër vendimit të komisionit vlerësues, e në rastëse nuk merret parasysh, atëherë do të ndjek rrugën ligjore tek e cila kam shpresë se do ia arrij qëllimit, sepse kam fakte të fuqishme.
Ditëve në vijim, shqetësimin tim do ta dërgoj deri tek Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Inspektorati Shtetëror Administrativ, Enti Shtetëror i Revizionit, Agjencia e Administratës në Shkup, Komisioni Europian për të Drejtat e Njeriut, Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup dhe …
Deri në fund do të kërkoj revizion të konkursit publik 274/2024 të shpallur nga Komuna e Strugës.
Leonora Dauti Pollozhani nga Struga ka diplomuar në UEJL me mesatare 9.97 dhe në master me mesatare 10.0 tash në përfundim të tezës së magjistraturës.
Dy vite ka qenë demonstratore në UEJL në Fakultetin Juridik, drejtimin Civil dhe një vit e angazhuar në Qeverinë e RMV-së në Komisionin e Seancave me kontratë një vjeçare./Ora24.tv
Linku i plotë i postimit në Facebook:
https://www.facebook.com/share/p/187opzbdQj/