-1.2 C
Skopje
Friday, December 19, 2025

Komuna e Strugës dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi

Komuna e Strugës dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut (OEMVP) kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim forcimin e bashkëpunimit institucional dhe zhvillimin ekonomik lokal.

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, thotë se OEMVP ka një rëndësi të veçantë emocionale dhe profesionale për të, ndërsa momenti i nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit, këtë herë në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Strugës, ishte veçanërisht domethënës.

Sipas tij, Memorandumi vendos themelet për një bashkëpunim të strukturuar dhe të qëndrueshëm ndërmjet komunës dhe komunitetit të biznesit, me fokus në zhvillimin ekonomik lokal, mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmirësimin e klimës së biznesit dhe krijimin e mundësive të reja për investime dhe punësim.

Qyra shkroi se përmes projekteve të përbashkëta, shkëmbimit të përvojës dhe ekspertizës profesionale, synohen rezultate konkrete që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Strugës.

Komuna e Strugës, shtoi ai, mbetet e përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve të forta dhe të hapura, sepse zhvillimi i qëndrueshëm dhe progresi ekonomik arrihen vetëm me bashkëpunim të sinqertë dhe vizion të përbashkët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit