Komuna e Çairit njofton se situata në bulevardin “Cvetan Dimov” është qetësuar, rruga është liruar dhe qarkullimi i automjeteve po zhvillohet normalisht.
Sipas njoftimit të komunës, reagimi i banorëve gjatë mbrëmjes erdhi si pasojë e problemeve me rrjetin e ujësjellësit. Protesta nuk ishte paralajmëruar paraprakisht, por u organizua në mënyrë spontane nga banorët e lagjes, me qëllim të shprehjes së pakënaqësisë për këtë problem.
Ekipet përgjegjëse kanë ndërhyrë në terren për sanimin e problemit, ndërsa nga Komuna e Çairit bëjnë të ditur se nuk janë raportuar incidente dhe se situata është nën kontroll.
Komuna thekson se mbetet e përkushtuar për trajtimin e shqetësimeve të qytetarëve dhe bashkëpunimin me institucionet kompetente për zgjidhjen e problemeve./Ora24.tv








