Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave në rajonin e Tetovës, po votohet në komunat Bërvenicë, Bogovinë dhe Tetovë.
Deri në orën 9 të mëngjesit në Komunën e Bërvenicës kanë votuar 860 qytetarë nga 16.150 qytetarë, ose 5,33 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve.
Deri në orën 9 në Komunën e Tetovës, nga 87.878 qytetarë, kanë votuar 2,206 persona ose 2,51 për qind e votuesve.
Deri në orën 9 në Komunën e Bogovinës nga gjithsej 29.088 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 1,83 për qind ose 533 persona.





