18.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Kompanitë shqiptare hyjnë në tregun e Mitrovicës së veriut

Në vend të “Dolçe vita”, “C’est la vie”. Në vend të Këshillit Kombëtar Serb, pastiçeria “Missini”. Në vend të mishtores “Laziq”, supermareketi “Meridian”.

Në qendër të Mitrovicës së Veriut, ditëve të fundit vërehet një pamje ndryshe nga dy dekadat e kaluara.

Ky ndryshim ka të bëjë me hapjen e supermarketeve, restoranteve, pastiçerive dhe kafeneve që janë në pronësi të biznesmenëve kosovarë, biznese këto që gjenden në mbarë Kosovën, në jug të Ibrit. Këto kompani kryesisht udhëhiqen nga shqiptarë të Kosovës.

Deri vonë, lokalet ku po hapen bizneset e reja, ishin përdorur nga serbët lokalë. Mirëpo, Agjencia Kosovare e Privatizimit thotë se tani këto objekte janë nën kontrollin e saj dhe janë shpallur tenderë përmes të cilëve këto objekte janë marrë me qira apo janë blerë.

Për çfarë po shpresojnë pronarët e rinj?

Në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë të Veriut, në 28 vjetët e fundit ka ekzistuar një kafene e quajtur “Dolçe Vita”.

Pronari vinte nga radhët e komunitetit serb.Lokali dikur i takonte ndërmarrjes shoqërore, Luks, ndërsa sot është në pronësi të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Pasi kjo agjenci shpalli tender publik, objekti u ble nga një shqiptar i Kosovës dhe kafeneja ka marrë emrin “C’est la vie”.

Menaxheri i kësaj kafeneje, Nexhat Haliti, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky biznes ka klientë shqiptarë dhe serbë.

“Sot (15 gusht) është bërë një muaj që kur kemi nisur të punojmë. Nuk kemi pasur as provokimin më të vogël nga serbët, edhe ata po vijnë si klientë. Ne nuk u hapëm [kafenenë] vetëm për shqiptarët, por edhe për serbët, për të gjithë njerëzit. Serbët kur vijnë këtu duhet të ndihen si në shtëpinë e tyre”, thotë Haliti.

Për Halitin, bashkëjetesa mes komuniteteve në Kosovë është e pashmangshme.

“Duhet të jetojmë së bashku. Jemi fqinj”, thotë ai.(kallxo)

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit