14.8 C
Skopje
Sunday, October 19, 2025

Kolla e mirë, regjistrohen tre raste të reja këtë javë

Shkup, 9 nëntor – Tri raste të reja me kollë të mirë janë regjistruar këtë javë, 2 në Shkup dhe një në Kratovë.

Dy prej rasteve janë nën moshën 1 vjeç, të pavaksinuar dhe një mbi 50 vjeç me status të panjohur vaksinimi, bëjnë të ditur Instituti i Shëndetit Publik dhe se dy janë shtruar në spital. Këtë vit janë regjistruar 1154 persona me kollë të mirë. Numri më i madh i të sëmurëve, 70,5 për qind, janë regjistruar në territorin e Shkupit, ndërsa pacientë janë regjistruar edhe në 22 qytete të tjera në Maqedoni. Nga numri i përgjithshëm i regjistruar, pak mbi 60 për qind nuk ishin të vaksinuar, nuk ishin të vaksinuar plotësisht sipas moshës ose nuk ka asnjë provë vaksinimi, thuhet në raportin e Institutit të Shëndetit Publik.

 

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit