Kockat më të vogla në trupin e njeriut luajnë një rol jetik për funksionimin tonë të përditshëm. Një prej tyre ndodhet në vesh dhe, ndonëse është thuajse e padukshme, ndikimi i saj është i jashtëzakonshëm.
Sipas ekspertëve, nëse kjo kockë e vogël dëmtohet apo humbet, njeriu mund të humbasë aftësinë për të dëgjuar si dhe ekuilibrin trupor. Ky fakt dëshmon se edhe pjesët më të vogla të trupit tonë janë thelbësore për jetën dhe mirëqenien.



