Koalicioni VLEN ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI) në Maqedoninë e Veriut, nën titullin “Fito me Integritet” përcjell ora24.tv
Ky memorandum reflekton angazhimin e koalicionit për të realizuar reforma të thella brenda partive politike, duke synuar rritjen e besimit të qytetarëve dhe sigurimin e një gare zgjedhore të drejtë dhe transparente.
Angazhimet kryesore të koalicionit përfshijnë krijimin e një kulture organizative përfshirëse, përzgjedhjen e kandidatëve mbi meritokraci, ofrimin e mundësive të barabarta dhe garantimin e transparencës financiare, me qëllim ndërtimin e një politike më të ndershme dhe të përgjegjshme./ora24.tv