Koalicioni “Vlen” hapi sonte zyrtarisht shtabin e tij në fshatin Sinican, duke mbledhur një numër të madh qytetarësh dhe duke shfaqur mbështetje të gjerë për projektet e ardhshme. Kryetar i shtabit është Prof. Amir Azizi, ndërsa këshilltari Xhevit Dauti dha një kontribut të rëndësishëm në organizimin e ngjarjes.
Kandidati për kryetar të komunës, Feti Abazi, nënvizoi angazhimin e tij për të ndërtuar një të ardhme të sigurt, stabile dhe të begatë për të gjithë qytetarët. Ai prezantoi vizionin e tij për Bogovinën, i fokusuar në zhvillimin e infrastrukturës, krijimin e mundësive për të rinjtë dhe forcimin e administratës komunale.
Abazi ftoi qytetarët të bashkohen me koalicionin për të realizuar një komunë të fuqishme dhe progresive, që ka prioritet mirëqenien e çdo banori. Slogani i koalicionit mbetet: “Një zë për një komunë që investon në të ardhmen dhe punon për të gjithë!”